(FOTO: Michael Schumacher në momentin e fatkeqësisë- Arkiv)/
Familja e kampionit shtatë herë botëror të automobilizmit, Schumacher, kanë shpenzuar gjithë fitimet për shërimin e tij. Madje kanë shitur edhe makinat dhe avionin privat të kampionit. Por nuk po ia dalin.
Përveç problemeve të theksuara shëndetësore, 7 herë kampioni i botës në “Formula 1”, Michael Schumacher, po vuan edhe krizën financiare tashmë.
Kostot e trajtimit mjekësor të Schumit kanë qenë të jashtëzakonshme pas aksidentit të rëndë që pësoi në malet austriake në dhjetor të 2013 ës.
Sot, kur Schumacher ka dhënë shenja të dukshme shërimi, ai po braktiset nga ish-shokët dhe kompanitë e dikurshme të cilave ua sillte miliona euro përfitime. Së fundi, edhe dy kompani të tjera me të cilët Schumacher kishte kontratë sponzorizimi, e kanë refuzuar atë. “Maquina do Esporte” është kompania e fundit që i ka thënë ”JO!” Schumacher. “Deutsche Vermongensberatung” është kompania e vetme që po e mbështeste Schumin në gjendjen e tij shëndetësore dhe po ashtu po e përkrah financiarisht djalin e tij në karrierën që po e bën në garat e shpejtësisë.
Mësohet se familja e Schumacher dhe menaxherët e tij vijojnë përpjekjet për gjetjen e sponsorëve për 7 herë kampionin e botës në “Formula 1”, Michael Schumacher.
/Veritas.com.al/