Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku në fokus ka lavazhet. Kreu i qeverisë thotë se asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare.
“Prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama.
Kujtojmë se së fundmi kanë nisur disa aksione për lirimin e hapësirave publike. Ato filluan nga Vlora, aty ku kryeministri bëri kritika të forta. Më pas nisi verifikimi në të gjithë territorin, ku në Theth pati edhe shembje të ndërtesave pa leje.
Kreu i qeverisë është shprehur se nuk do të ketë më tokë të zëna dhe ka paralajmëruar një reformë në territor për t’u dhënë fund ndërtimeve abuzimeve, zaptimeve të hapësirave publike dhe rregullimit të hapësirave të përbashkëta.
Komente