
Dalin para GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë anëtarët e stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme dha 24 masa sigurie, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 të tjerë u lanë në “detyrim paraqitjeje”. SPAK njoftoi zyrtarisht se, personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë po hetohen për veprat penale të korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Me urdhër të SPAK u arrestuan: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet, ndërsa Piro Zoga, për të cilin po ashtu ka masë sigurie “arrest me burg”, nuk është bërë ekzekutimi i masës për shkak se ndodhet jashtë vendit.
Sipas SPAK, hetimet janë referuar nga policia e shtetit dhe nga hetimet janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.
Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
Sipas të dhënave paraprake, ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë, dyshohet për veprat penale të shpërdorimi të detyrës, korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Arrest me burg:
- Edmond Tërthorja,
- Amarildo Lleshi,
- Mehmet Qoshja,
- Altin Murto,
- Piro Zoga
Arrest në shtëpi:
- Agim Sefa,
- Arjan Buliqi,
- Serafin Skënderi,
- Ilir Kusi,
- Dritan Laçi,
- Azem Parllaku,
- Artur Koleci,
- Radion Dhromi,
- Blenard Spaho,
- Tedi Proda
Detyrim paraqitje:
- Enkeleida Sallaku,
- Klara Jahollari,
- Ilir Kapaj,
- Erjola Kopali,
- Klea Lekocaj
- Romina Koto
- Bejo Bizhga,
- Etleva Shore,
- Rezearta Dervishi
Komente