(FOTO: Craig Hamilton-Parker)/

Craig Hamilton-Parker, 62 vjeç, çdo vit zbulon parashikimet e tij për 365 ditët që vijnë, ndonjëherë edhe më tej. Profeti i lindur në Southampton në Anglisë thotë se tashmë ka parashikuar se çfarë do të ndodhë në botë gjatë këtij viti.

Në Ëebsite-in e tij, ‘psychics.co.uk”, ai publikon parashikimet e tij dhe më tej zbulon se sa i saktë ka qenë.

Vitin e kaluar ai tha se:

-do të kishte një tentativë vrasjeje ndaj Angela Merkel,

-Donald Trump do të fitonte zgjedhjet në SHBA,

-Britania do të largohet nga BE duke nxitur dorëheqjen e David Cameron nga posti i kryeministrit,

-terroristët që do të godisnin qendrat tregtare dhe resortet turistike, dhe një person i armatosur që do sulmojë një galeri arti.

Për këtë vit ai ka parashikuar:

-Dorëheqjen e Hillari Klinton nga politika pas publikimit të disa dokumenteve. Danimarka dhe Italia do të jenë vendet e ardhshme që do të largohen nga BE-ja.

-Kaosi ekonomik në Evropë dhe Amerikë dhe trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.

-Një zjarr i madh në Dhomat e Parlamentit në Angli.

-Një sulm toksik ose biologjik në një shkollë në Evropë.

-Një epidemi gripi në mbarë botën.

-Eklipsi mbi Amerikën në gusht përkon me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.

Në faqen e tij, Hamilton-Parker shton: “Ndjej se 2017 dhe 2018 janë vitet kur gjërat e mrekullueshme shpirtërore do të zbulohen në botë teksa më në fund do të çlirohemi nga zgjedha e Epokës së materializmit.”

Më herët ai ka parashikuar mes të tjerash se persona të armatosur do të sulmojnë Parisin.

Megjithatë duhet tthënë se disa nga parashikimet e tij nuk kanë rezultuar të sakta.

/Veritas.com.al/