Pas vrasjes, nga policia të 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastrës, Kostandinos Kaçifa, ka reaguar menjëherë edhe kryetarii i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetin social “Tëitter”, kryeministri Rama thekson se në vend që ta quajë të papranueshme humbjen e jetës së një të “fandaksuri”, i cili qëlloi me armë ndaj policisë, Greqia duhet t’i bashkohet Shqipërisë për t’u lutur dhe falënderuar zotin për jetët që shptuan sot nga shkëmbimi i zjarrit.
“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagim.
Veritas.com.al/