Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri sot në mëngjes mbi gjendjen e qytetarëve të lënduar nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter. Ministria thekson se 10 qytetarë ndodhen në observim mjekësorë, ndërsa pjesa tjetër ka lënë spitalet.

Sipas Ministrisë, gjithsej kanë marrë shërim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, 75 prej të cilëve janë vendosur te Trauma e Spitalit Ushtarak, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Tashmë, MSH thekson se janë 7 qytetarë te “Trauma” dhe 3 në Spitalin e Durrësit, që vijojnë të marrin shërbim mjekësor.

Veritas.com.al/