TIRANË- Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryeministrisë vijoi edhe këtë vit, si një akt simbolik dhe solidar për të shpëtuar jetë.

Kryeministri Edi Rama, dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, iu bashkua sërish kësaj nisme së bashku me punonjës të administratës së Kryeministrisë.

Apeli i Kryeministrit shkoi për një angazhim më të gjerë të qytetarëve në këtë akt jetik. Ai theksoi se dhurimi i gjakut është një shprehje konkrete e solidaritetit njerëzor.

“A jeni të informuar ju që kjo është shumë pozitive për organizimin? Kjo të rinon, të rigjeneron, të ndërrohet gjaku, të pastrohet.  Përveç faktit që është kontribut shumë i vyer. Se duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *