(FOTO: Drogë e bërë gati për transport në Itali)/

Të gjithë e shpallën ditë të qetë dhe natë të qetë festën e Vitit të ri. Policia, aq më shumë.

E vërteta e dëshmuar në media dhe në raportimet e Policisë është se gjatë festës së fundit të vitit nuk ka pasur asnjë aksident të rëndë me makinë, dhe përgjithësisht një situatë e qetë në sheshe dhe qytete.

Por droga ka lëvizur aq sa më parë, ose edhe më shumë se më parë. Një ngarkesë prej 400 kilogram me mairjuanë e prodhuar në Shqipëri, është kapur sot në mëngjes në veri të Otrantos.

Policia shqiptare raporton se kjo kishte njoftuar Gardia di Fianza e Italisë se “po vjen një gomone” e ngarkuar me marijuanë.

Gomonia është nisur nga zona e Orikumit në Vlorë dhe u kap në Itali.

/Veritas.com.al/