Nga: Laert Skiro/
Dita e dytë pas Marrëveshjes mbi Krizën ka hedhur shumë hije, sidomos hije ‘mençurie’ dhe ‘kuraje’. Mençurinë pas Kuvendit e tregojnë ata që gjithmonë kanë dëshirë të flasin e të analizojnë me komplikacione atë që ka ndodhur thjeshtë; ndërsa ‘kurajën’ po e manifestojnë më së shumti ata që ‘papritur’ dolën jo edhe të fituar nga ndryshimet për shkak të Marrëveshjes.
Kam para syve një foto të bërë sot, dy ministre të qeverisë Rama, të përqafuara me njëra tjetrën dhe të lumtura pse ‘nuk i kapi ndryshimi’. Dukej se kishin shpëtuar nga një tajfun… Por përmes fotos ‘pas tajfunit’ mund të lexoje anën tjetër, atë që si e përjetojnë të humburit humbjen…
Deri tani, të gjithë ata që i ka kapur Ndryshimi, po hfaqen sikur e kanë festë; jo fare festë, por sikur nuk ka ndodhur gjë. Tipik ishte mesazhi i nënkryeministrit Peleshi, i cili thoshte se ‘asgjë nuk ndodhi me mua, a iu bë mirë Shqipërisë dhe kryeministrit Rama?!, kaq dua’. Me sa duket është e njëjta linjë si linja e përhershme e Rilindjes ‘qentë të lehin, karvani të shkojë përpara’. Disa ministra janë larguar papritur nga posti i tyre, dhe ‘nuk ka ndodhu asgjë’. Ministri i Brendshëm, Xhafaj, që sapo u emërua në atë post, ndodhej në një mision zyrtar në Itali në momentin kur përmes medias mori vesh se ‘nuk ishte më’ ministër. Asnjë reagim, qoftë për të thënë se ‘si kështu? Të marr vesh nga mediat dhe jo në rrugë zyrtare?’.
Ndryshimet qeveritare pas nënshkrimit të Marrëveshjes krijojnë edhe idenë pozitive se ‘po shkundet establishmenti i vjetër’, që në fakt mund të ketë ndodhur jo se largimi i establishmentit nisi me këtë synim. Puna është se mënjehrë pas marrëveshjes mes dy partive të mëdha (PD e PS) zyrtarët e lartë sikur ndryshuan portret, u bënë më vulnerabil, ra pak arroganca, ra pak lufta kundër opozitës, askush nuk po thotë më se ‘bëjmë zgjedhje edhe pa praninë e opozitës’, etj.
Edhe partitë e rolit të dytë, të cilat duket se mbetën të prekura nga Marrëveshja, nuk kanë treguar të vërtetën për atë që ndjejnë. PAA, e cila luajti rol të rëndësishëm në negociata dhe në Tryezën që solli Marrëveshjen, mbeti para një të papriture. Kryetari Duka nuk e dha veten, por doli nëna nën tjetër të çështjes: Ai tha se ‘e shikon marrëveshjen të dobët dhe mund të bjerë’. Por nuk tha gjë për ‘humbjen’ e tij. Si të humbur shikonte Marrëveshjen.
Veçanërisht LSI, e cila po konsiderohet si parti ‘në rënie’ pas Marrëveshjes, po mban qëndrimin më ‘burrëror’ në publik, por më të ligsht brenda përbrenda. Zonja Kryemadhi, që është edhe zonjë e themeluesit dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta, u detyrua sot ë dalë para anëtarëve dhe militantëve dhe të thotë me zë të lartë: “Se kjo ishte gjëja më e mirë, tani loja është e bukur”. Kryetari i sapo- zgjedhur, Petrit Vasili tha se ‘LSI po tenton të dalë forcë e parë’. Edhe pse vetë Vasili humbi edhe postin e ministrit, përsëri ndjen një obligim që të japë kurajë për shokët.
Kjo ëhstë hera e parë post- Ndryshim, kur humbja përjetohet jo keq në sy të publikut. Ndoshta nuk ka ardhur akoma koha për ‘ngritje’ zëri; por deri tani nuk ka shenja.
Arsyeja? Arsyeja mund të jetë e thjeshtë: Politikanët dhe grupimet politike po ‘çuditen’ se nga erdhi ky ndryshim i shpejtë. Ata e dinë se vetëm politika e brendshme nuk ka aq shumë energji pozitive sa ta bënte këtë gjë. Syrin e kanë të Shtetet e Bashkuara; dhe e dinë se fjala e fundit erdhi andej. Prandaj politikanët tregohen ‘të fituar’ ose ‘të kënaqur’ edhe pse duan të manifestojnë ‘fytyrë të mirë’ para Amerikës.
/Veritas.com.al/