(Aleksei Navalni- Foto nga AFP)

 

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili e kishte humbur të drejtën për të kandiduar, e fitoi këtë të drejtë para pak kohe në Gjykatën Supreme.  “Po kandidoj në këto zgjedhje me një program të dedikuar për ta bërë Rusinë të drejtë dhe moderne, për të frenuar korrupsionin dhe për të kthyer pasurinë e Rusisë në prosperitet për çdo familje”, tha Navalny duke shpallur kakndidaturën.

Avokat i cili ka luftuar për çrrënjosjen e korrupsionit në qeveri, por që ka qenë në mënyrë të përsëritur i rrethuar nga problemet juridike, deklaroi sot se do të kandidonte për president në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018.

Navalny, i cili bëri njoftimin në një video në YouTube, rezultoi i dyti në zgjedhjet bashkiake të Moskës, tre vjet më parë, me një rezultat surprizë prej 27 për qind kundrejt kryetarit aktual, i cili siguroi më shumë se 50 për qind të votave. Navalny  u konsiderua më vonë i papërshtatshëm për të kandiduar për poste politike, pasi u dënua me akuzën për korrupsion.

/Veritas.com.al/