Nga: Brikena Zenuni/
Brikena Zenuni është motra e vetme dhe bija e vetme e dy burrave që tash nuk janë më pas tragjedisë së shpërthimit në lokalin ‘il Caval;iero’ në Veliptojë të Shkodrës.
Brikena, ‘e mallkuara’ mbi këtë tokë, sot humbi vëllain e saj, Hektor Zenuni. Ndërsa pak ditë më parë humbi babanë, Besnik Haruni…
Fatalitet i Brikenës: Vetëm pak vite më parë ka humbur të ëmën. Të dy burrat që u larguan ng jeta për shkak të një fataliteti me një bombol gazi, kishin humbur një grua të shtrenjtë: Njëri nënën, tjetri gruan- Hektori dhe Besniku.
Sot kur edhe Hektori , për Brikenën u kthye në engjëll e shkoi në qiell, ajo mbeti e vetme. Megjithëse kishte shpresë deri në ditët e fundit se Hektori do të mbijetonte plagëve, kjo qe e pamundur.
Pak kohë më parë, kur as që mund të mendonte këtë fatalitet, Brikena kishte shkruar në Facebook:
‘Të kesh një vëlla…
Të kesh një vëlla do të thotë të zihesh gjithë ditën…
Do të thotë të kesh një përqafim të sinqertë dhe një engjëll mbrojtës në çdo hap që bën
Të kesh një vëlla do të thotë bqë kur blen ëmbëlsira, pjesën më të madhe ia jep atij se është vëllai im i vetëm.
Të kesh vëlla do të thotë të kesh dashurinë dhe respektin e vërtetë të një mashkulli. Të kesh besimin dhe premtimet e sinqerta e të mbajtura derisa fryma e fundit të dalë…
Të kesh një vëlla do të thotë të kesh gjithë botën në duart e trua, se vetëm buzëqeshja e tij është gjithë bota jote dhe ai është i aftë të ta falë ty, se ti do të jesh gjithmonë princesha e tij.
Të kesh një vëlla do të thotë që sa gjithmonë të ziheni për punët e shtëpisë se ti i bën dhe ai i prish,e pastaj të ngacmon duke të thënë se ti s’ke bërë punë fare..
Të kesh një vëlla do të thotë të grindesh për pultin e televizorit, për vendin më të rehatshëm në divan, për kush hëngri më shumë kokoshka apo patos kur shihje ndonjë film.
Të kesh një vëlla do të thotë që ai të të shkulë flokët kur ai të vihet kundra, por të ndjesh një dhimbje të ëmbël pas përqafimit të tij kur shikon fytyrën tënde të mërzitur.
Të kesh një vëlla është diçka e madhe, është mrekulli, është vetë jeta me ngjyrat e saj të bukura.
Të kesh një vëlla do të thotë shumë e shumë gjëra, pro mbi të gjitha respekt, besim, sinqeritet dhe dashuri…!
Unë besoj në gjithësinë e Zotit të Madh se ti do të shpëtosh dhe do t’ia dalësh për mua, se më ke premtuar dikur se asnjëherë nuk do të më lësh kurrë vetëm… të premtova para se të ikje në Turqi se nuk të lë unë kurrë të ikësh sepse ti je shumë i fortë sepse e bën veç për mua… çdo dhimbje e mban në shpirtin tënd dhe mua nuk mi thua. Lutem çdo ditë që ti të vish sërish te unë ashtu si dikur. Allahu më ka ndihmuar në çdo hap të jetës time, vëlla… dhe besoj se edhe kësaj here zoti do të më ndihmojë për ty, për ne të dy. Dua që ti t’ia dalësh, vëlla.
Të dua pa fund, vëlla, sepse je gjithçka që më ka mbet në këtë jetë.
Në çdo hap të jetës ishim bashkë dhe dua që të jemi gjithmonë bashkë…
*Nga Facbook