Më pak se një e treta e të lindurve në këtë shekull (pas vitit 1990)  besojnë se Britania është një vend Kristian, ndërsa më shumë se 40 për qind thonë se Anglia nuk ka ndonjë identitet specifik fetar. Këto janë të dhëna që vijnë nga sondazhet në Britani.

Në polle të “ComRes” ku u përfshinë 2,048 të rritur Britanik, nën një e treta e këtyre janë në moshën nën 18 ose 24 vjeçare që besojnë se Britania është një vend Kristian. Këtu ndodhet edhe kufiri i prerë me brezin e  mëparshëm. Tre të katërtat e moshës 65 vjeçare besojnë se Britania është në fakt Kristiane. Po kështu besojnë edhe 67 për qind të atyre në moshën 55 vjeç; dhe 58 për qind e britanikëve në moshën nga 45 deri në 54 vjeç.

Sidoqoftë, mbi gjysma e njerëzve të lindur këtë shekull, akoma mendojnë se është e rëndësishme që politikat dhe politik- bërësit të kenë mirëkuptim mbi besimet. 54 për qind e tyre mendojnë se mirëkuptimi mbi besimin është i rëndësishëm, sipas tij secili kupton nëse ka lidhje me besimin fetar apo jo.

Sondazhi u krye nga projekti “Faith Research Centre” që është një projekt i kërkimeve mbi sentimentin fetar në Britani.

/Veritas.com.al/