Ka shumë naivë që mendojnë se BE po lodhet në luftën kundër drogës. Edhe se ‘në shqipëri do të na sjellë drejtësi e pastërti’  Bashkimi Europian. A mund të a thuash opërsëri pas të marrësh në dorë raportin e EUROPOL-it mbi trafikun e drogës, ku nën kujdesin e BE përrfitohen 24 miliardë euro në vit në shtetet BE.

Plot 24 miliardë euro në vit gjenerojnë grupet kriminale në Bashkimin Europian, falë trafikut të drogës. Mes tyre janë edhe grupet kriminale shqiptare, të cilat në raportin e EUROPOL, cilësohen si zotër të marijuanës dhe kanabisit.

Raporti strategjik i EUROPOL thotë se pikërisht drogat si Kokainë, Heroina dhe Marijuana po mbajnë në këmbë krimin e organizuar, mes tyre edhe krimin në Shqipëri.

“Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit i cili trafikohet në vendet e Bashkimit Europian. Rrugën e trafikimit janë nga deti ose nëpërmjet pikave të ndryshme kufitare. Gjithashtu përdoren anije ose gomone për të ccuar drejt vendeve të BE-së, tonelatat e drogës”, theksohet në raportin e EUROPOL.

Raporti ngre shqetësimin se në 5 vitet e fundit, në treg kanë hyrë rreth 620 substanca të reja. Droga e re e cila po merr një përhapje të gjerë, quhet Fentanile. Madje studimi thotë se disa lloj substancash të paligjshme kanë filluar të shiten gjerësisht në internet.

Studimi i jep rëndësi faktit se përveç luftës që po bëhet nga policitë për goditjen e grupeve kriminale, problem mbetet parandalimi i pastrimit të parave. Grupet kriminale fitojnë miliarda euro në vit dhe arrijnë që të pastrojë pjesën më të madhe të këtyre parave, duke investuar në biznese. Vetëm 1% e të ardhurave që fitojnë grupet kriminale, arrin të konfiskohet nga autoritetet. Kjo do të thotë se nga 24 miliardë euro që mendohet se fiton krimi i organizuar nga shitja e drogës, vetëm 2.4 milionë euro pasuri arrihet t’ju konfiskohet këtyre organizatave kriminale.

Sipas raportit grupet kriminale që fitojnë miliona euro nga trafiku i drogës, në disa raste kanë lidhje edhe me terrorizmin. “Strategjia e re synon që brenda viti 2020, të goditet aktiviteti I prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, thuhet në raportin e EUROPOL, agjencisë së zbatimit të ligjit në Bashkimin Europian dhe që ndihmon shtetet anëtare për të goditur krimin e organizuar.

Veritas.com.al/