Shqipëria ka shënuar përparim në procesin e integrimit evropian, por rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian kërkon vijimin e reformave dhe përpjekje të vazhdueshme. Ky është mesazhi kryesor i progresraportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, të miratuar një ditë më parë dhe të prezantuar nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Ambasadorja e cilësoi raportin si një pasqyrë të punës së bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit, duke vlerësuar përparimin në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe hapat pozitivë në drejtim të të drejtave themelore.

Megjithatë, ajo nënvizoi se mbeten ende sfida të rëndësishme, veçanërisht sa i përket korrupsionit, klimës së polarizuar politike, transparencës së financimit të medias dhe garantimit të lirisë së gazetarëve.

‘Dje KE miratoi progresraportin e Shqipërisë. Raporti është tashmë publik dhe të gjithë shqiptarët mund ta lexojnë. Mesazhi i këtij raporti është shumë i thjeshtë: ‘Shqipëria ka ecur përpara’.

Ky raport paraqet punën tuaj, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. Sa i takon drejtësisë, korrupsionit, raporti evidenton një punë të mirë. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë, sepse korrupsioni mbetet një sfidë reale.

Çdo reformë apo sfidë reale duhet të mbetet në reformën e vitit 2016. Sa i përket demokracisë, raporti vë në dukje një klimë të polarizuar. Reforma kërkon përmbushjen e OSBE/ODIHR. Në lidhje me të drejtat themelore, përbëjnë hapa realisht pozitivë.

Për sa i përket lirisë së medias, shpifja është dekriminalizuar, financimi i medias mbetet ende jo transparent. Përdorimi i forcës së policisë ndaj gazetarëve duhet hetuar. Dispozitat që bien ndesh me njëra-tjetrën. Projektligjet madhore, që përfshijnë edhe atë të BE-së, duhet që të shqyrtohen sipas standardeve të BE-së”, tha ambasadorja e BE-së.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *