Nga: Dritan Kaba/

Shqipëria është jo vetëm pa Gjykate Kushtetuese por edhe pa bibliotekë Kombëtare! Te dyja janë mbyllur pa afat.

E për çfarë na duhen?!

Njëra është për te mbrojtur qytetarin nga arroganca dhe lajthitja e qeverise, tjetra për te bere të kuptohet pse qeveria po te shkel dhe ku t’i shkel te drejtat e tua.

Te dyja te panevojshme ne këtë kohe.

Shqipëria sot nuk ka nevoje as për te drejtat e njeriut, por as edhe për dijen.

Shqipërisë sot i duhen profesioniste!!!

Për skafe, për trafik droge dhe shërbëtorë te bindur te qeverise.

Dija te ngatërron. E drejta te turbullon.

Besoj se duhet te jemi i vetmi vend ne bote qe nuk i kemi funksionale edhe Gjykatën Kushtetuese dhe Bibliotekën Kombëtare ne te njëjtën kohe. Dhe ne aspirojmë te hyjmë ne BE!

Se shpejti do prishim edhe Teatrin Kombëtar për llogari te mafies se ndërtimit.

Kjo është Shqipëria sot. Ta gëzoni!

E meritojmë plotësisht shprehjen: Suksese ne jete!

Veritas.com.al/