Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar interpelancën me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.
Ministrja u shpreh se për kontratat të cilat diskutohen në Kuvend do ishte me eficente nëse do i adresosheshin nga deputeti në zyrë.
Ky i fundit është shprehur se nuk punon në ministri, madje nuk do të punojë kurrë aty.
“Për sa i takon kontratave e përmenda që kontrata janë të lidhura nga viti 2019-2020. E dyta çdo kontratë është një marrëdhënie juridike. Unë do ju kisha mirëpritur që të gjitha këto kontrata të mi kishit adresuar në zyrën time dhe do kishte qenë me efikase për gjetjen e zgjidhjeve”- tha Krifca.
“Shumë faleminderit për këtë ndërhyrjet fundit më duhet t’iu drejtoj që nuk punoj në ministri punoj në parlament. Ta dini që unë nuk do punoj kurrë në atë ministri. Çmimi i shalqirit është më i ulët se vjet po kjo tregon eksportuesin jo bujkun. Nuk flisni dot kurrë për tregtarët se i shihni bujqit si vartës. Jeni akoma në kushte primitive, nuk shitet me telefon. Shko ta sheshi shalqirin Erion Braçe se ai flet shumë”- tha Braçe.
“Ministre, po e citoj më ngadalë vendimin e Biden, meqë më parë e lexova shpejt. “Fermerët po shtrydhen”. Unë mendoj që është shumë mirë ta kapim nga këtej, ndërkohë që unë di nga ta kap. Do ta kap nga kontrata, por në dallim nga ju, do i referohem letrave qartësisht. Juve ju duket e habitur, por i kam dërguar një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, ku kam marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm dhe kam këtu përgjigjen, që ka diferencë nga ato që thoni ju. Do ua lexoj unë, se ka diferencë.
Tani do rikthehem të bëj populistin prapë. E patë, u mundova shumë të rrija në realizëm, por nuk të lënë. Një ministër nuk mund të dijë çdo gjë përmendësh, pro një ministri po. Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk i duroj dot fare.
Ministre, kontrata që iu referuat ju, nuk është në Lushnje siç thoni ju, por është në Divjakë. Nuk keni bërë asnjë takim, zero, për zgjidhjen e problematikave në Bashkinë Lushnjë. I keni marrë banorëve 40 mijë hektarë, por ajo tokë iu takon banorëve dhe pikë. Ja fotot e bëra dje, e nderuar ministre, kjo është toka, e papërdorshme për të paktën 3-4 vite. Një i fortë, kryetari i PD së zonës në Gradisht, ka mbjellur plepa, zonja ministre në një tokë buke. Të paktën, zv.ministrin tuaj e kam dërguar unë atje ta shikojë, kur isha zv.kryeministër. Ky është problemi në kontratën tuaj të Ministrisë së Bujqësisë. Kontrata me Agro fish hotin ka dështuar, jo prej Covidit, por prej kontraktuesit tuaj. Agro Fish Hoti nuk është më zonja ministre”, tha Braçe.