Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mes, ku të plagosur kanë mbetur dy vëllezër. Njëri nga vëllezërit është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri është goditur me sende të forta. Është identifikuar autori.
Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa dy vëllezërit ndodhen në spitalin e Shkodrës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e saj.
(Lajmi në përditësim…)