Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në qytetin e Lushnjës. Nga të dhënat e para dyshohet se është qëlluar ndaj një automjeti në kryqëzimin e spitalit.
Një person është plagosur në këmbë, ndërsa dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje, policia ka gjetur disa gëzhoja.
Pak minuta pas raportimit për të shtëna është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Brenda makinës është gjetur një pistoletë.
Njofton policia
Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente