(FOTO: Nga vendi i ngjarjes në Unterföhring S-Bahn)/
Një grua police është qëlluar në kokë kur një burrë i rrëmbeu armën në një stacion treni periferik në Munih. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, para pak orësh, në stacionin Unterföhring S-Bahn, sipas Policisë.
Gruaja është plagosur seriozisht. Edhe dy persona që po qëndronin pranë saj janë plagosur, gjithashtu.
Policia ka qëlluar dhe ka plagosur burrin e armatosur. Ai sapo është dërguar në qeli. Policia thotë se nuk ishte akt terrorist.
Një operacion i madh policor po zhvillohet në zonën e Unterföhring, dhe shërbimi hekurudhor është ndërprerë.
Dy personat që qëndronin pranë polices dhe i arrestuari nuk janë të dëmtuar rëndë nga plagosja me armë.
Policia thotë gjithashtu se nuk ka më rrezik për publikun.
Veritas.com.al/