Një pengmarrje sapo ka ndodhur në një supermarket, sot e Premte, në Trèbes, Aude, mëson AFP nga burimet e saj.
Sipas elementëve të parë të hetimit, një burrë “hyri në ora 11:15 am., në supermarket Super U dhe u dëgjuan të shtëna”, thonë burime.
Prefektura e Aude njoftoi në Twitter se ky sektor “është i ndaluar”, duke i kërkuar popullatës që “gjejë lehtësira të tjera për shkak të ngjarjes në supermarket”.
Gazeta Daily Star thote se personi që mori peng është një militant i ISIS.
Mediat raportojnë edhe për një polic të plagosur.
Veritas.com.al/