Mbrëmë, aktorë të njohur shqipotarë dhe nga shtetet e Ballkanit janë mbledhur në një Teatër privat në periferi të Tiranës. Gëzim Kame, një aktor i njohur, prej vitesh ka ndërtuar një Teatër në fshatin Berzhitë.
Kësaj here Teatri “Kame” ka mirëpritur Festivalin Ballkanik të Teatrit.
Robert Ndrenika, një nga aktorët më të njohur në Shqipëri ka reaguar para Ministres së Kulturës, Kumbaro.
“Po e shëmbët Teatrin, nuk do tretem në gropë por do shtrihem atje!”, ka thënë Ndrenika
Deklarata e aktorit të njohur të Kinemasë dhe Teatrit shqiptar ka marrë shkas nga iniciativa e qeverisë për të shembur selinë e Teatrit Kombëtar dhe në vend të saj të ngrihet një godinë shumëkatëshe.
Ndrenika pa e zgjatur shumë është shprehur drejtpërdrejti se “është hapur fjala që do të transferojnë teatrin”, për të ngritur kulla në truallin e teatrit aktual.
“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, ka qenë deklarata e ashpër në tavolinë, jo formale e aktorit Robert Ndrenika.
Ndoshta kjo është nga më të ashprat që pas vitit 2000 kur u ngrit e njëjta çështje.
Kumbaro është “detyruar” të ulë pak tensionin…
Ndërsa Ndrenika për disa minuta ka treguar se ka shëtitur në të gjithë Ballkanin, në Shkup, Athinë, Bukuresht ku teatrot janë prej 400 vjetësh, ndërsa në Tiranë po bëhen xhami, stadium dhe teatër jo.
Në ironi, Ndrenika ka kujtuar një bisedë me mikun e tij, Loro Kovaçin, kur ishte i ri, se i kishte thënë: “Ju të rinjtë do ta gëzoni teatrin”.
Por me këtë që tha Ndrenika ka dëshmuar se nuk ka arritur ta gëzojë…
(Sipas gazetës Mapo)