Nga: Laert Skiro/

A ka harruar vallë kryetari i ‘ngrirë’ i PD, Lulzim Basha, që sot ta hapte ditën me deputetin e tij brutal e të ‘paftyrë’? Nëse do ta hapte ditën me ‘deputetin e zemrës, kryetari ‘i ngrirë’ i PD mund të shkrihet ndonjë copë akulli në marrëdhënien tashmë të ngrirë mes simpatizantëve të PD dhe liderëve të tyre.

Marrëdhëniet janë shkatërruar thuajse tërësisht, edhe për shkak të mungesës së besimit e të sinqeritetit mes tyre. Lideri i PD dhe të preferuarit e tij që u vunë edhe në listën e deputetëve, tjetër gjë thonë e tjetër gjë bëjnë…

Edhe kjo ‘gropë’ e Bashës mund të mbushej pak sikur sot të deklaronte se ‘sapo të mblidhet Kuvendi do të kërkoj revokimin e deputetit Myslim Murizi”. Sepse këtë deklaratë e ka bërë publikisht Basha ndaj deputetëve që  manifestojnë arrogancë, akte të turpshme, hajdutëri, mos-pajtim me zgjedhësit, etj.

Deputeti i Lushnjës Myslim Murrizi, sot ka sulmuar gazetarët me ‘fjalë turpi’ dhe me arrogancë të paparë. Aq të turpshme janë sjelljet e Murrizit, saqë as media serioze dhe respektuese ndaj lexuesit, nuk mund t’i përmendë si fakte. Për këtë arsye, në fund të shkrimit, po vendosim vetëm facebook-un origjinal të deputetit se si shan dhe sulmon gazetarët.

I është sulur gazetarit Bledar Koka, me një fjalor të tmerrshëm. Në një situatë normale, Murrizi nuk do të lejohej t’u kalonte afër as shtëpive të fshatarëve se do t’u ndynte pamjen anëtarëve të familjes që mund ta shikonin në rrugë.

I është sulur edhe njërit nga aktivistët e zellshëm të PD, Julian Deda dhe e ak quajtur ‘bir spiuni’…

Po të dëgjosh a lexosh fjalët e tij të ndyra!?… Një tmerr. Ky deputet!

Por është zgjedhja me dorë e vetë Bashës për në Kuvend. Ky Murrizi nuk ka lënë njeri pa sulmuar në emër të Bashës, që nga liderët dhe themeluesit e Partisë Demokratike, deri te gazetarët që kanë qenë kritik (Fjalët nuk mund t’i përdor, ju lutem lexojini nga dora e Murrizit në fund të shkrimit).

Vetë Basha, gjatë kohës që ndodhej në Çadër, ‘bëri namin’ pse Televizioni Klan kishte larguar një gazetar nga detyra, pse gazeta ‘Mapo’ kishte larguar një tjetër.

Më parë, kur kryetari i Bashkisë i Elbasanit, Sejdini, shantazhi gazetarët, ky dhe PD bënë namin ( me të drejtë) për sulmin ndaj fjalës së lirë…

Lexojeni tani mikun e nushtë të Bashës, zotin Murrizi, çfarë bën…

Sikur Basha sot të kishte shpallur se e revokon (i heq mandatin), atëherë mund të thuhej se basha mundet, edhe mundet, edhe mundet…., të mbajë ndonjë premtim.

Veritas.com.al/

Image