Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në periferi të Tiranës, që quhet Ura e Peshkatarit në Mullet.

Ka mbetur e vdekur një grua. Makina tip “Benz ML”, ka përplasur për vdekje një banore të zonës.

Pas aksidentit shoferi  ka shtuar shpejtësinë e makinës dhe është zhdukur pa i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës.

Policia ka lëshuar komunikatë ku thuhet se rreth orës 18:46, pranë rreth rrotullimit të Mulletit, Bledar Duka, 27 vjeç, duke drejtuar utomjetin tip “Mercedes Benz”, ka goditur shtetasen F. S., 47 vjeçe, e cila si pasojë e goditjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Shërbimet policore të qarkullimit rrugor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të drejtuesit të mjetit.

/Veritas.com.al/