Të dalësh nga burgu me amnisti, ose edhe pse ke kryer afatin, nuk do të thotë se nuk ke kryer vepër kriminale. Këta që dolën nga burgu kësaj radhë, në mjaft raste, po dëshmojnë se “janë heronj”. Madje disa nëpunës të shtetit po u rrahin shpatullat sapo i nxjerrin nga burgu.
Por të kesh vrarë njeriun dhe tani të thuash pse nuk më fal ajo në qiell ku është, kjo është ç’është.
Ka ndodhur dje. Një e burgosur nga Pogradeci që u lirua me amnistinë e përgjithshme të Vitit të ri, ka kërkuar që babai ta falë pse vrau nënë. Madje ka shkuar edhe më tej: I kërkon falje nënës së vdekur dhe i thotë se “do tyë të sjell mollë te varri”.
Një monster nuk duhet pasqyruar as në media. Por me që disa media sot kanë shkruar, deri diku me patetizëm për këtë njeri, po shkruajmë edhe ne.
Kjo është Anila Ango, një nga nëntë gratë që lanë qelitë. Ajo thotë se e ka vrarë të ëmën që e ka rritur, por tani e keqja që thotë ajo se “babai nuk më fal”.
E di se mollët i pëlqenin nënës sime që më rriti, prandaj do t’i dërgoj mollë te varri!- ka deklaruar.
Vrasësja e nënës së vet që e ka rritur thotë se “prindërit biologjik as i njeh dhe as i dolën kurrë parasysh”. Megjithatë edhe atë që i doli për prind në momentin më të vështirë të jetës, kjo e vrau.
Prapë mbetet fajtore nëna e vrarë prj saj dhe babai që “nuk po e fal”.
/Veritas.com.al/