Gazetarja Dorjana Bezat e BW qe ndodhet ne vendngjarje, jep detaje për ngjaren e rëndë të ndodhur tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, ku pak minuta më parë një automjet u hodh në erë. Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur shoferi, i cili u dërgua në spital.
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar në vendngjarje, ndërsa detaje të reja pritet të mësohen nga momenti në moment.
Deri tani dyshohet se është një atentat me lëndë plasëse i telekomanduar dhe se lënda plasëse iu vendos automjetit në pjesën e përparme të saj që tashmë është shkatërruar plotësisht. Automjeti shëprtheu mbi urë dhe dyshohet se bomba e telekomanduar eshte akti.
Deri më tani mësohet se shoferi i automjetit është dërguar në spital dhe ka svizuar menjehere me nisjen e makines
Shoferi i automjetit eshte derguar ne spital teksa kishte ende shenja jete. Nuk dihet për dëme të tjera në njerëz.
VERITAS.COM.AL