Në sallën operative të policisë ka mbërritur një telefonatë ku dyshohet se një person ka qëlluar veten me armë zjarri në poligonin pranë stadiumit “Air Albania”.

Rrethanat e kësaj ngjarje dhe detajet janë ende të paqarta.

Lajmi i përditësuar:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Një person, ka vrarë veten me armë zjarri brenda ambienteve të një poligoni qitjeje në kryeqytet, i cili ndodhet përballë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Viktima është Bledi Hasanmemi.

Grupi hetimor dhe Policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *