
Kjo fundjavë do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.
“Pothuajse në të gjithë territorin shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, vranësira të lehta do ketë kryesisht vetëm në skajin verior edhe në skajin veri-verilindor, ku vranësirat do të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të ketë reshje, pra, i gjithë territori do të jetë me diell”, tha sinoptikania Lajda Porja.
Sipas sinoptikanëve temperaturat do të jenë të përshtatshme për të gjithë ata qytetarë që duan të frekuentojnë bregdetin.
“Zonat malore presin temperaturat deri në 27 gradë. Bregdeti do të luhatet nga 19 gradë minimalet deri në maksimalet 31, 32 gradë Celsius. Dhe temperaturat më të larta, të cilat do t’i afrohen vlerës 34 gradë ose lehtësisht mbi këtë vlerë do të jenë disa qarqe të Shqipërisë, dhe pikërisht në qarqet Elbasan, Berat, Gjirokastër, në Fier, ku presim vlerat më të larta për sa i përket fundjavës.”
Komente