Tensionohet protesta para Kryeministrisë, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hipur në pjesën e sipërme.
Ata kanë hedhur bomba ‘molotov’ dhe shishe me benzinë, ndërsa kanë shqyer mbulesën e skelës me hekura të vendosur para Kryeministrisë.
Policia, e cila ka qenë e paarmatosur është tërhequr dhe protestuesit janë praktikisht në dyert e kryeministrisë.
Disa kanë hipur edhe mbi skelë dhe të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve.
Garda e Republikës, që nga brenda ndërtesës ka hedhur gaz lotsjellës nga xhamat e thyer për të larguar protestuesit që kanë tentuar të hyjnë brenda.
Në skelën para Kryeministrisë është ngritur dhe një flamur i Partisë Demokratike.
Veritas.com.al/