Deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin e mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku pritej të merrej vendimi për të përjashtuar 7 ligjvënësit e opozitës.
Nga pamjet e siguruara nga Panorama.al shikohet se në këtë mbledhje mori pjesë edhe Sali Berisha, i cili ka kërkuar të flasë gjatë kësaj mbledhje.
Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, ç’ka ka acaruar tonet.
Deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen