Sipas kryetarit te Bashkise, Erion Veliaj, tentativa për zjarrvënie janë regjistruar edhe te Parku i Liqenit, Pezë dhe në Vrap
Nga veriu në jug, vendi është përfshirë nga zjarre, ndërsa situata në Tiranë, këtë sezon, paraqitet më e qetë. Megjithatë, kreu i Bashkisë së Tirans, Erion Veliaj, bën me dije se ka patur raste të izoluara në rrethinat e Tiranës. Sipas tij, tentativa për zjarrvënie janë regjistruar edhe te Parku i Liqenit, Pezë dhe në Vrap, por fatmirësisht situata është vënë nën kontroll shpejt.
“Para 5-6 vitesh, ne ishim epiqendra e zjarrit, ishim lajmi i gushtit. Të gjitha rrethinat e Tiranës digjeshin për pak kullotë. Sot kemi arritur një nivel emancipimi të jashtëzakonshëm, ndaj dua të vazhdojmë më të njëjtën frymë. Kemi pasur disa tentativa për zjarr edhe në Vrap, edhe në Pezë, edhe te “Parku i Liqenit”. Megjithatë, siç e thashë, 1 në 100 veta nuk e prish emancipimin që kemi mbërritur, kështu që duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh kreu i Bashkisë.