(Familje të pikëlluara të marinarëve ulërijnë në konferencen e shtypit)/ 

Familjarë të tmerruar të marinarëve të nëndetëses së zhdukur Argjentinase kanë nisur një sulm të ashpër mbi marinën që sapo konfirmoi se se një shpërthim ka ndodhur në vendin ku ishte anija vetëm pak orë pasi u zhduk.

Pas fjalës së zëdhënësit Enrique Balbi ku e përshkroi shpërthimin si ‘gjigand, një i vetëm, i shkurtër dhe i fuqishëm’, njëri nga të afërmit raportohet se iku nga konferenca duke thërritur me zë të lartë: “më vranë vëllain tim, ju këlyshë bu…ash”.

Zëri i shpërthimit ishte kapur një javë më parë- vetëm pak orë pasi anija u zhduk- 30 milje larg nga pozicioni ku është regjistruar për herë të fundit nëndetësja ‘ARA San Juan’ në Atlantikun e Jugut.

Marina Argjentinase, fillimisht refuzoi të përcaktonte nëse zëri që erdhi ishte një shpërthim.

Zoti Balbi fillimisht e mbajti konferencën para familjarëve të marinarëve, por nuk arriti të japë përfundime sepse të afërmit të ulërinin në mënyrë të pavetëdijshme.

Mes ulërimave, kur akoma nuk ishte dhënë pjesa tjetër e deklaratës, një tjetër familjar doli nga konferenca  duke thërritur: Na kanë gënjyer. Bosat i vjedhin të gjitha paratë!”.

Veritas.com.al/

 Staff who work at the base tried to console relatives who struggled to deal with the news

 One relative falls to the ground in shock, after hearing news of the explosion

(Nje nga te familjaret ra pertoke ne gjendje shock sapo degjoi ajmin per shperthimin)