Nga Estelle Shirbon/ Reuters

Theresa May është e vetmja që mbetet kandidate si lidere e re e Partisë Konservatore në Britani. Procesi formal për konfirmimin e saj  në këtë post si kryetare e komitetit të kësaj partie, u pranua nga lidershipi sot, e Hëne.

 

Graham Brady bëri një deklaratë pak minuta pasi Andrea Leadsom, e cila kishte garuar përballë  May, ku tha se ajo ka hequr dorë nga gara. May mbetet e vetmja kandidate.

Sapo të konfirmohet si lider e Konservatorëve, May automatikisht do të jetë kryeministër e Anglisë, duke zëvendësuar kryeministrin në ikje, David Cameron.

 

Brady nuk bëri të qartë kur do të jetë momenti kur May do t’i marrë të dy rolet, por tha se “procesi do të konkludojë shumë shpejt”.