Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Shqipëri kanë vlerësuar hapjen e negociatave për kapitujt e parë me BE. Nga Korça, ambasadorët kanë vlerësuar përparimin e Shqipërisë, ndërsa shtojnë se në procesin e integrimit duhet të përfshihen të gjitha palët politike dhe shoqëria civile. Pjesë e vlerësimit ishte edhe puna e bërë deri më tani nga SPAK.
“Ne jemi të lumtur për hapat e rinj të Shqipërisë në BE. Është moment besimi që BE i jep Shqipërisë me hapjen e kapitujve, procesi i vërtetë ka nisur. Vlerat e Bashkimit Europian po bashkohen me shoqërinë shqiptare. Institucionet e drejtësisë si SPAK dhe të tjerët janë pjesë e procesit të integrimit, ne mbështesim ato, punën e tyre. Ne vlerësojmë punën e SPAK”
Edhe ambasadorja franceze Catherine Suard tha se vendi i saj mbështet integrimin e plotë të Shqipërisë dhe do të ofrojë ndihmën e saj në të gjitha proceset transformuese të vendit.
“Ashtu si e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, tha Suard.