Nga: Veritas.com.al/
Pak kohë pasi ambasadori i shteteve të Bashkuara, Donald Lu, është larguar nga zyra e kryeministrit Rama, ky ka formuluar deklaratën se ‘tërhiqet nga zgjidhjet’ moniste në Kavajë. Në Kavajë zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë, zgjedhje të jashtëzakonshme të imponuara nga largimi i kryetarit socialist që u kap si autor krimi në trafik njerëzor dhe prostitucion. Zgjedhjet ishin caktuar më 7 Maj, sipas dekretit të Presidentit; por asnjë parti tjetër veç PS nuk u regjistrua si pjesëmarrëse në zgjedhje. Kjo për shkak se Opozita refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje që i quajti ‘farsë’ nëse nuk jep dorëheqjen qeveria dhe nuk krijohet një qeveri teknike ose kujdestare për zgjedhjet. Qëndrimit të Opozitës iu bashkuan edhe parti të tjera aleate në qeveri.
Megjithatë, deri në orët e fundit, kryeministri Rama ishte ‘betuar’ se do t’i zhvillonte zgjedhjet e Kavajës edhe sikur një kandidat dhe një parti e vetme të shkonte në zgjedhje. Opozita planifikoi që ditën e 7 Majit të zhvillonte një miting shumë masiv në Kavajë për të manifestuar se ‘demokracia po bie’ dhe qeveria po instalon monizmin politik.
Vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale në Kavajë, kryeministri u detyrua të tërheqë kandidatin e PS për kryetar Bashkie në Kavajë. Kjo u konsideruar si fitorja e parë e Opozitës që po proteston prej dy muajsh për të detyruar qeverinë që të tërhiqet nga zgjedhjet farsë dhe nga blerja e votave “me paratë e drogës dhe të krimit’.
Kryeministri Rama, në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia e kryeministrisë, ka pohuar se i ka kërkuar kandidatit për kryetar të Bashkisë së Kavajë, Klodian Shehi të tërhiqet nga gara. Pas pak edhe vetë kandidati Klodian Shehi ka paraqitur zyrtarisht tërheqjen e tij nga gara. ‘Tërhiqem me vullnetin tim nga procesi zgjedhor’, deklaroi Shehi në letrën e tij, duke krijuar një copë komedi; po haj mo!, kush e vuri re. Mjaft që nuk do të bëhen zgjedhje të turpshme pa opozitën, siç ishte menduar.
Kryeministri, sa kohë që bëhej gati për të shpallur publikisht, gjeti edhe një ‘shkak’ pse tërhiqej. Ai sajoji sikur kishte një informacion se demonstruesit e Opozitës ‘do t’i vinin flakën Bashkisë’ në Kavajë. Sigurisht që asgjë nuk e vërteton dhe as e bën të besueshëm këtë pretendim. Por edhe kjo kuptohet pse bëhet: kryeministri e ka të vështirë të pranojë principin demokratik si shkak të tërheqjes; dhe prandaj thur një ‘shkak’ imagjinar.
Por problemi është se qeveria u tërhoq nga zgjedhjet e Kavajës ‘pa opozitën’
Ajo çfarë ndodhi me Kavajën, sigurisht, ravijëzohet në plan kombëtar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të dekretuara për 18 qershor. Në këto zgjedhje Opozita ka shpallur vendimin e saj se nuk merr pjesë nëse nuk krijohet një qeveri teknike për të përgatitur ‘zgjedhje të lira dhe të ndershme’.
Pas vendimit të Opozitës pësoi çarje edhe vetë maxhoranca parlemantare: Aleatët e qeverisë, duke filluar nga aleati kryesor LSI deklaruan se ‘pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje’. Pas kësaj partitë satelite të qeverisë nuk u rreshtuan me qeverinë që të krijojnë koalicionin e zakonshëm; ato u regjistruan me vonesë në KQZ, madje secila më vete. Koalicionit qeveritar të deritanishëm nuk i dihet fati deri në fund.
Tërheqja e qeverisë nga ‘Kavaja’- një tërheqje e domosdoshme për një vend aspirant europian dhe anëtar i NATO-s, është ‘hija’ e asaj që do të ndodhë edhe me zgjedhjet e 18 qershorit. Qeveria është betuar se do të ketë zgjedhje ‘edhe pa opozitën’ por kjo u vërtetua si e pamundur me Kavajën.
Në krah të qeverisë u rënditën edhe disa zëra perëndimorë si ambaadroja e Gjermanisë dhe ambasadori i Amerikës, por sot ata dëshmuan tërheqje nga ajo frazë.
Fakti që kryeminsitri Rama u tërhoq pas këmbënguljes së perëndimorëve dhe sidomos pas këmbënguljes së ambasadorit të Shteteve të Bashkuar, do të thotë që duke filluar me Kavajën, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më me principin e përfaqësimit popullor në demokraci dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme.
Veritas.com.al/