Kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Kështu shkruajnë sot mediat gjermane referuar të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, sipas te cilave  ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Burimet e DË për lajmin janë nga:

Unioni Kristian Demokrat (CDU) që kanë thënë se Angela Merkel është përgatitur për t’u tërhequr nga lidershipi i Partisë.

Merkel, sië është raportuar, akoma ka në plan që të qëndrojë në postin e kancelares edhe për periudhën e mbetur, edhe pse vetë ka deklaruar një herë se posti i kancelares dhe posti i kryetares së Partisë, shkojnë dorë për dorë.

Merkel, e cila qëndron në krye të CDU që nga viti 2000, në mbledhjen e lidershipit të partisë ditën e hënë, ofroi se nuk do të kandidojë më.

Vendimin e ka marrë pas dy humbjeve të mëdha në zgjedhjet e fundit rajonale, më e fundit ishte ditëne  Dielë në Hesse.

Veritas.com.al/