Greqia ka konfirmuar se do të hapë kufijtë me Shqipërinë, edhe pse BE ku ben pjese edhe shteti helen, ka vendosur te mbylle kufijte per Shqiperine per shkak te koronavirusit.

Ka qenë zëdhënësi i qeverisë fqinje Stelios Petsas i cili në një deklaratë për shtyp ka konfirmuar se midis pikave që do të hapen me shtetet e tjera, do të jetë edhe Kakavia.

Ndër të tjera, pasi bën me dije hapjen e aeroporteve dhe porteve nga pasnesër më 1 korrik,  ai thotë “njëkohësisht, hapen portat e hyrjes të Evzonon, Kakavië,  Kristalopigis, Kapshticë, Promachona, Nimfeas, Kastanion dhe Kipon”, shkruan gazeta “TemA”.

Kjo deklaratë vjen fill pas vendimit të Bashkimit Europian për ta futur Shqipërinë në listen e vendeve që nuk do t’i lejohet të hyjnë në Union më 1 korrik, për shkak të bllokimit të kufijve ndërkombëtarë të bllokut për shkak të pandemisë.

VERITAS.COM.AL/