Lëkundje të forta tërmeti kanë dridhur kryeqytetin në orën 11:02 të paradites së të mërkurës.
Tërmeti ka qenë rreth 5.1 ballë sipas IGJEUM, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Gjirit të Lalzit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë, Durrës, Mirditë, Lezhë dhe Fier.
Për momentin nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.