Një tërmet me epiqendër 10 km në thellësi të tokës ka rënë sot në mëngjes në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.
Tërmeti ka pasur fuqi prej 4 shkallës, sipas Rihterit, dhe është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë, lëkundje të tokës janë ndjerë edhe në Kosovë dhe Serbi.
/Veritas.com.al/