Para pak kohe, pikërisht në 11.49 min., janë ndjerë lëkundje tërmeti në Tiranë; edhe pse të dobëta.
Sizmologët njoftuan pas kësaj se Tirana ishte vetëm një periferi e largët nga qendra e tërmetit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Vermosh, pikërisht në kufirin shtetëror mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Fuqia e tërmetit ishte 5.4 ballë, ndërsa thellësia ishte 5 km.
Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë shkaktuar panik sidomos në zonat pranë epiqendrës.
Tërmeti është ndjerë edhe në Mal të Zi, e sipas instituteve të huaja që merren me tërmetet, epiqendra ka qenë pikërisht në kufirin e shtetit fqinj me Shqipërinë. Tërmeti u ndje edhe në Pejë
Mediat e Malit ë Zi: ‘Epiqendra e tërmetit ishte në Plavë’.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Plavës, siç raportojnë mediat në Malin e Zi. Për shkak të dridhjeve raportohet për panik në: Plavë, Guci, Andrijevici, Beranama, por edhe në Podgoricë. Raportohet se qytetarët kanë dal në rrugë në Beranama. Raportohet se tërmeti ka qenë 5.2 shkallë të Rihterit.
Veritas.com.al/