Emergjencat Civile kanë konfirmuar gjashtë persona të vdekur deri tani nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në orën 03:39 të së martës.
Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës.
Po ashtu, mbi 150 persona raportohen të lënduar.
Veritas.com.al/