Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë kundër kohës për të gjetur të mbijetuar të zënë nën gërmadhat e shkollës në Mexico City e cila u shemb gjatë tërmetit të të Martës., raporton BBC

Një nga ato është një  vajzë 13 vjeç, e identifikuar si Frida Sofia, e cila besohet se po mbijeton në gërmadha poshtë tavolinës.

Të paktën 21 fëmijë dhe pesë të rritur vdiqën kur shkolla fillore u shemb; shumë të tjerë janë të zhdukur.

Shkolla ishte një nga shumë ndërtime që u rrëzuan nga tërmeti. Deri tani 230 vetë janë bërë të njohur se kanë vdekur.

Presidenti Enrique Peña Nieto ka shpallur tre ditë zie për viktimat.

Tërmeti i fortë ka tronditur Meksikën qendrore, duke vrarë të paktën 226 persona dhe duke shembur dhjetra ndërtesa në kryeqytetin  e vendit , Mexico City.

Mësohet se ai ra ndërkohë që shumë njerëz morën pjesë në një stërvitje tërmeti pikërisht 32 vjet pasi një tjetër lëkundje e fuqishme vrau mijëra persona në Mexico City.

Vendi duke se po përndiqet nga tërmetet, pasi po këtë muaj, 32 vjet më parë, një lëkundje me magnitudë 8.1 ballësh la 900 të vdekur.

Veritas.com.al/