“Kemi fjetur jashtë, kishim frikë!” Kjo është deklarata që bëjnë banorë në fshatrat e MAtit.

Dhjetra banesa në fshatrat e Bashkisë së Matit, Klosit dhe Bulqizës janë dëmtuar rëndë si pasojë e termetit të së shtunës, me mangnitude 5.1 i shkallës rihter.

Frika e përsëritjes së një tërmeti më të fortë, bëri që dhjetra banorë ta kalojnë natën jashtë.  Xhelal Bushit banor në fshatin Dukagjin të Matit tregon tmerrin që përjetuan famljarët në momentin e lëkundjes që zgjati disa sekonda.

Shtëpitë  e Hysni e Hysen Doçi më të dëmtuarat në fshatin Macukull të Matit. Ata thonë se vlera e dëmeve është e madhe port hone se fatmiresisht nuk pati viktima.

“Kemi fjetur jashtë, kishim frikë!” Shkatërrimi që la pas tërmeti i fortë në Shqipëri

Për të parë situatën nga afër, në zonën më të prekur nga tërmeti, ishte edhe drejtori i përgjithshëm i emergjencave Civile, Haki Çako i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Dibër. Çako tha se po bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme si dhe familjeve që kanë banesat e pabanueshme do tju vihet në dispozicio çadra.

Në të tre bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos, numri i banesave të dëmtuara nga lëkundjet zyrtarisht është 173. 90 janë në Mat, 47 Bulqizë dhe 36 Klos./Vizion Plus

Veritas.com.al/