Ora 15.15, gjendet edhe një trup në rrënoja, shkon në 16 numri i viktimave

Ora 14. 08- Nxirren edhe dy trupa të pajetë nga rrënojat në zonën e ish-Kënetës

Ora 12:20 – Ka shkuar në 13 bilanci i viktimave të tërmetit.

Ora 12:05 – Ka shkuar në 11 të vdekur bilanci i tërmetit, pasi një tjetër person është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë.

Ora 11:48 – Mbyllen për dy ditë shkollat

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditë, sipas një urdhri të ri të lëshuar nga Ministria e Arsimit, pas tërmetit me magnitudë 6,3 që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës dhe aktivitetit sizmik të vazhdueshëm me paslëkundje të tjera që janë ndjerë vazhdimisht gjatë të martës.