Policia, pas investigimeve mbi terrorin e të shtunës mbrëma nga tre xhihadistë në Londër, thotë se tayni e di indentitetin e tre terroristëve, të cilët vranë shtatë persona dhe plagosen 48 të tjerë.

Policia Metropolitane tha se emrat e vrasëse mund të shpallen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Një furgon i bardhë ka sulmuar kalimtarët në London Bridge, të shtunën në mbrëje në ora 21:58 para se tre burra të dilnin nga furgoni dhe të rrihnin e sulmonin njerëzit me thika në Tregun ‘Borough’. Të tre u vranë në vend nga Policia.

I ashtuquajturi Shtet Islamik ka marrë përsipër autorësinë e aktit terrorist.

Policia tha të Hënën në mëngjes se oficerët janë duke kërkuar në dy adresa në Londrën Lindore- njëra në Neëham dhe tjetra në Barking.

Scotland Yard shtoi se një numër personash janë ndaluar.

12 persona janë arrestuar në Barking pas bastisjes së apartamentit ku besohet se është banesa e njëërit nga vrasësit. Një 55 vjeçar është liruar për shkak se nuk është vërtetuar përgjegjësia.

Veritas.com.al/