(FOTO: Pamje nga ngjarja tragjike sot në Jeruzalem)/

Katër persona u vranë dhe 15 u plagosën në Jeruzalem të Dielën (sot) kur një kamion mësyni  e këmbësorët pranë shëtitores Armon Hanatziv. Njerëzit u zunë nën kamion. Drejtuesi i kamionit  u vra menjëherë- raporton gazeta Haaretz e Izraelit.

Sipas policisë, kamioni devijoji nga korsia e tij në drejtim të shëtitores dhe mësyu një grup njerëzish që po prisnin autobusin.

Mes të vdekurve janë tre gra dhe një burrë, të gjithë rreth moshës 20 vjeç. Zona është mbyllur menjëherë nga të gjitha anët.

/Veritas.com.al/