Tesla dhe CEO i saj Elon Musk kanë negociuar: ata do të paguajnë 40 milionë dollarë për veprimin ligjor të nisur nga Sec për

I akuzuar për mashtrim ndaj investitorëve, Elon Musk ka arritur një marrëveshje me Sec, agjencinë federale të SHBA përgjegjëse për mbikëqyrjen e bursës.

Do të lere presidencen e Teslës për të paktën tre vjet dhe do të paguajë një gjobë prej 20 milion dollarësh. Njëzet të tjerë do të paguajë Tesla, kompania e specializuar në prodhimin e makinave elektrike.

Sec kishte akuzuar Musk për mashtrim mbi titujt, duke pretenduar se ai kishte genjyer investitorët kur kishte shkruar në Twitter, më 7 gusht, se kishte “financime te garantuara ” për privatizimin e shtepise automobilistike elektrike me 420 dollarë për aksion, duke shkaktuar një ngritje të shkurtër në çmimin e aksioneve të Teslës.

Ai tweet-im i kishte lënë të gjithë të ngurosur dhe shumë kishin menduar se ishte një shaka. Sec ka gjykuar afermacionet e Musk si “të rreme” dhe “mashtruese”, pasi linte te kuptohej qe, nese do të kishte dashur,do te ishte në gjendje të operonte një delisting teTesla (revokimi i kompanisë nga tregtimet ne bursë) me një çmim blerjeje. që reflektonte një çmim të konsiderueshëm krahasuar me nivelet e Teslës,dhe se fondet për transaksionin ishin të siguruara dhe se e vetmja lëvizje për të pritur ishte votimi i aksionarëve.

Veritas.com.al/