Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë përgjigje për shqetësimet e ngritura nga shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
“FSK është trajnuar nga NATO dhe shtetet anëtare të saj. Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucione demokratike kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mision dhe detyrat e një ushtrie moderne e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mision”, tha Thaçi.
“Detyrat e reja FSK do t’i marrë në përputhje me ligjin e ri, që të bëjmë FSK-në një ushtri moderne, multientike dhe të gatshme për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe sa herë i kërkohet as asaj të jap kontributin në këtë drejtim.
Deklaratat Thaçi i beri në konferencën e jashtëzakonshme për media që po zhvillon në Presidencë, pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT’it.
/Veritas.com.al/