Nje nga rastet e rralla kur nje funksionar i larte i periudhes se diktatures percillet me mbresa pozitive ne post-diktature. Kjo eshte Themie Thomai, e fundit, qe terhoqi vemendjen e publikut me largimin nga jeta.
Ish-Ministrja e Bujqësisë dhe anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Themie Thomai ka humbur betejën me koronavirusin.
Thomai ka qenë ministre e Bujqësisë më jetëgjatë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989.
Erion Braçe, nenkryeminister dhe deputet i zones ku lindi zonja Thomai, shkruan:
‘Kurrë në kaq vite jetë e punë, nuk kam hasur në atë zonë vlerësim për punen dhe njeriun, drejtuesën e ministren siç për Themie Thomain; Nga njerëz të thjeshtë, njerëz të zakonshëm e punëtorë të jashtëzakonshëm!
Themie Thomai ishte ndryshe; E ditur, e zonja, e drejtë, e thjeshtë, punëtore, njeri në fund të fundit!
E nderuar zonjë; Ti po shkon me respektin e një zone të tërë! Një duartrokitje për punën e shërbimin tënd për njerëzit e zonës sonë!’
VERITAS.COM.AL