BE do të thërrasë me urgjencë mbledhjen e ministrave mbi vezët e injektuara më insekticide, sipas Komisionarit Europian të Shëndetit, Vytenis Andriukaitis. Komisioneri e konfirmoi takimin të premten, duke apeluar për një fund të skandalit “të shëmtuar dhe fajtor”- siç e quajti ai.

Andriukaitis i tha AFP-së se kërkonte nga Holanda, Belgjika dhe Gjermania që të ndalojnë tregun nën akuzë, ndaj të cilit ai tha se është përgjegjës që të njoftojë mbi frikën. Në këtë kontaminim vezësh është i  përfshirë lëndë kimike si fipronil që dëmton njerëzit.

“Fajësimi dhe turpërimi do të na dërgojnë askund, por unë dua që ta ndaloj këtë që po ndodh”- tha komisionari Lituanez, i cili merret edhe me çështje të sigurisë.

“Por gjëja e parë që duhet të bëjmë është në menaxhojmë situatën, të mbledhim informacion, të përqendrohemi në analiza me qëllim që t përmirësojmë sistemin dhe të ndalojmë aktivitetin kriminal”- tha Andriukaitis.

Veritas.com.al/