Europa do të jetë një “strehë ideale pë azilkërkusit dhe emigrantësh”në botë ku “ndryshimet e klimës dhe varfëria globale”do të vijnë duke shtuar numrat e njerëzve të varfër që kërkojnë jetë më të mirë diku tjetër, sipas një konference në BE.

“Ardhja e paprecedente e refugjatëve dhe emigrantëve të parregullt” parë gjatë krizës së vitit 2015, zbuluan nevojën për Brukselin të reformojë politikat e bllokut mbi “azilin, kufijtë e jashtëm dhe emigracionin”, sipas Shërbimit të Kërkimit Parlamentar të BE (EPRS).

Në një “podcast politikash” të titulluar “Shpërndarja për qytetarët: çështja e emigracionit”, EPRS tha se Brukseli ka nisur “një proces reformash që synon ne rindërtimin … e[këtyre] politikave qe bazohen në katër shtylla”, të cilat përfshijnë “adresimin e rrënjës se shkaqeve “të paligjshme – të referuara si ‘të parregullta’ – te migracionit dhe” çmontimin e kontrabandës dhe rrjeteve të trafikimit “.

Imponimi i një politike “të fortë” për azil në vendet anembanë bllokut të përgjithshëm ishte një tjetër nga të ashtuquajturat shtylla, së bashku me “shpëtimin e jetës” dhe “sigurimin e më shumë rrugëve ligjore për azilkërkuesit dhe kanale ligjore më efikase për emigrantët e rregullt”.

Pavarësisht përmendjes së “sigurimit të kufijve të jashtëm” dhe “përmirësimit të kthimeve” të emigrantëve të paligjshëm, është e qartë nga podcast-et e EPRS dhe “udhëzimet e plota” mbi politikën e emigracionit të BE-së se Brukseli nuk ka ndërmend të ndalojë flukset masive të emigrantëve nga bota e tretë .

“Europa, për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe reputacionit të saj si një shembull i stabilitetit, bujarisë dhe hapjes ndaj sfondit të konflikteve në rritje ndërkombëtare dhe të brendshme, ndryshimeve klimatike dhe varfërisë globale, ka të ngjarë të vazhdojë të përfaqësojë një strehë ideale për azilkërkuesit dhe emigrantëve “, siç thonë edhe raporti edhe podcast-i.

Qe Brukseli është duke u përgatitur për rritjen e emigracionit nga Jugu Global është “reflektuar në shifrat në rritje, fleksibiliteti dhe diversiteti i fondeve të BE për politikat e emigracionit dhe azilit brenda dhe jashtë buxhetit aktual dhe të ardhshëm të BE”, shtojnë ata.

“Migrimi është një çështje politike makro-kritike në shkallë globale”, i cili kërkon një “zgjidhje globale”, duke përfshire masat për të “kundërbalancuar rënien apo stanjacionin e rritjes së popullsisë” në vendet e para botërore, sipas dokumentit të BE.

Në kundërshtim me pretendimet publike të Brukselit se po punon për të trajtuar emigracionin masiv dhe sulmet e saj si një “teori konspiracioni” një fushate te kohëve të fundit Hungareze qe paralajmëron se Eurokratët kërkojnë të rrisin fluksin e emigrantëve në bllok, raporti i politikes shpall se ekziston “nevoja urgjente për të zëvendësuar rrjedhjet e parregullta migratore, të cilat kanë shkaktuar kaq shumë vuajtje dhe shkelje ekstreme të të drejtave të njeriut, me kanale ligjore për emigracionin “.

“Sic ka thene Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij të Shtetit të Bashkimit në vitin 2017,” Migracioni i parregullt do të ndalet vetëm nëse ka një alternativë reale për udhëtimet e rrezikshme “, – vëren ai.

Me sondazhet që tregojnë se mbi dy të tretat e popullsisë prej 1.1 miliardë të Afrikës nën-Sahariane – e cila parashikohet të dyfishohet ne 2.5 miliardë deri në vitin 2050 -dëshiron të lëvizë në vendet e BE-së ose në SHBA, është e paqartë se si Juncker dhe të tjerët në Bruksel mund të besojne se emigracioni i paligjshëm mund të ndalohet duke prezantuar “rrugë ligjore” nëse ato nuk do te ishin të pakufizuara në numër, esencialisht ekuivalente te një politike të kufijve plotësisht të hapur.

Veritas.com.al/